Disa tifozë japonezë e kanë shprehur mbështetjen e tyre për ekipin olimpik të Kosovës, në prag të Lojërave Olimpike të kësaj vere, Tokio 2021, që do të mbahen në atdheun e tyre.
Lojërat Olimpike, të parapara të zhvillohen verën e vitit 2020, u shtynë për një vit shkaku i pandemisë së koronavirusit dhe do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht, raporton Gazeta Express.
Kosova pritet të marrë pjesë me dhjetëra atletë në sporte të ndryshme, përfshirë xhudon që mbizotëron.
Dhe atletëve kosovarë iu ka ardhur përkrahja nga Japonia ende pa mbërritur në këtë vend, ku synojnë medalje.
Në një video të publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, disa japonezë dëgjohen duke brohoritur: “Jemi Dardanët, jemi Kosova”
Pesë xhudistët më të mirë të vendit, fituesja e medaljes së artë olimpike Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova do të garojë për medalje në Tokio 2021 në kategoritë e tyre përkatëse.
Kosova do të ketë edhe garues në sporte të tjera, si noti, atletika etj., gjatë këtyre lojërave. /Gazeta Express/








