Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është dhënë premier filmi i shkurtër i regjisorit dhe skenaristit Albana Makolli.
Click Prodoction ka dhënë mbrëmë premier filmin e shkurtër “Will You Merry Me” me regji dhe skenar të Alban Makollit.
Filmi, në të cilin luajnë aktorët: Oltion Budakova, Verona Mirena, Xhevded Doda, Anisa Ismaili, Orhan Hajrizi, etj – ka një tregim tepër interesant që flet personat me aftësi të kufizuara.

“Personazhi kryesor është djaloshi në ulësen me rrota. Në ditën më të lumtur të tij, kur ai do të njoftohet me familjarët e të dashurës atij i ndodh e papritura. Nëna e të dashurës reagon shumë keq por që në fund gjithçka përfundon me një ‘happy end”, ka thënë Alban Makolli për Gazetën Express.
Filmi zgjat 10 minuta dhe me të autori synon që të konkurrojë në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Makolli ka edhe një moto për këtë film, ku thotë se “njerëzit normal kanë nevojë për hospitalizim, njerëzit në rrota janë të shëndetshëm”.
Po ashtu ai ka thënë se pas këtij filmi është duke shkruar disa skenarë dhe projekte të tjera filmike që do të bëhen të ditura më vonë. /GazetaExpress/








