Këngëtarja e cila ka filluar edhe me dizajn ka thënë në një intervistë kohëve të fundit se ishte JLo ajo që ishte bërë “inspirim për të” ... derisa ajo po vazhdon pushimet në Europë me burrin e saj
Jessie James Decker ka filluar karrierën në muzikën “country” para një dekade dhe tani ka filluar të merret edhe me linjën e saj të bikineve me emrin Kittenish Bukuroshja po ashtu ka punuar në linjën e syzeve të diellit DIFF.
Të premten, këngëtarja e muzikës country (33) ka treguar për DailyMail se asaj i pëlqen që verën ta kalojë në Europë dhe këtë është duke e bërë bashkë me familjen e saj.
“Jam shumë e lumtur të shoh njerëz gjatë udhëtimeve në verë. Tashmë kam udhëtuar në Itali dhe Greqi, kurse për bikinet (që i kam të veshura) kam marrë me tona komplimente por edhe pyetje”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/
















