“Do të vdisja nga uria, të kisha botoks në buzë dhe disa herë me zihej fryma nga korseti i ngushtë”.
Kështu ka thënë Jesy Nelson, e cila ka shtuar se është “ndier trashaluqe dhe keq” me peshën e saj sa ishte pjesë e Little Mix, ku ajo kishte zgjedhur një rrugë të rrezikshme të kequshqyerjes dhe punës kozmetike.
Këngëtarja (30), e cila u largua nga grupi dhjetorin e vitit të kaluar, ka folur për revistën Glamour para se të lansojë solo këngën e saj “Boyz”.
Ajo zbuloi gjatësinë torturuese që bëhej për ta ndryshuar dukjen e saj derisa është ndier “trashaluqe dhe keq”, gjatë kohës me “Little Mix”, i cili grup edhe e bëri të famshme.
Jesy ka qenë e sinqertë deri me tani me të kaluarën e saj, me betejat për të pasur një trup të mirë dhe ka pranuar se ka jetuar me një dietë “Coke” dhe me pako proshutash për ditë të tëra.
Ajo madje ishte përpjekur ta vriste vetën më 2013 për shkak se në internet ishte bërë “shaka” me imazhin e saj. /GazetaExpress/

















