Jimmy Butler ka dalë nga vetja mbrëmë në humbjen e Miamit nga Golden State.
Basketbollisti i Heat u “kap” me bashkëlojtarin e tij, Udonis Haslem, në humbjen 104:118 nga Warriors.
Por, basketbollisti amerikan nuk u ndal me kaq, njofton “Yahoo”, përcjell “Gazeta Express”.
Pasi e ndanë shokët e skuadrës, ai vazhdoi të fjalosej gjatë “time-out” edhe me trajnerin e tij, Erik Spoelstra, i cili kërkonte nga ai të qetësohej.
Miami e ka dënuar ashpër veprimin e Butler, i cili e humbi toruan në këtë takim të vlefshëm për Konferencën Lindore të NBA-së.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i Miamit qëndruan plot 35 minuta në dhomën e zhveshjes, tri herë më shumë se koha e zakonshme. /Gazeta Express/
Erik Spoelstra: “What? You think I’m going to fu*king fight you?
Udonis Haslem to Jimmy: “I’ll beat your a*s.”
(h/t @TedBuddy8)
pic.twitter.com/0lfu0xOzI6








