Jennifer Lopez (51) ka mposhtur Jennifer Anistonin (52) dhe Victoria Beckham (46) si njëra prej yjeve më të bukura mbi moshën 40 vjeçare
Jennifer Lopez është zgjedhur si njëra prej femrave të famshme që ka ruajtur më së miri format mbi moshën 40 vjeçare.
Këngëtarja (51) ka mposhtur në këtë garë yje si; Jennifer Aniston (52), Kim Kardashian (40) dhe Victoria Beckham (46) për ta fituar këtë titull.
Më shumë se 38 për qind e grave britanike do të ishin shumë të lumtura nëse do të dukeshin si JLo në moshën 51 vjeçare, kështu është zbuluar në këtë anketë.
E dyta në këtë liste është Aniston (52), me 34 për qind, e përcjell nga Kim Kardashian (40) me 31 për qind, Will Smith (52) me 30 për qind, Victoria (46) me 28 për qind dhe burri i saj David (45) me 23 për qind.
Lista pasohet nga Helen Mirren (75), Claudia Winkleman (49), Kate Beckinsale (47), Nigella Lawson (61), Davina McCall (53), Brad Pitt (57), Naomi Campbell (50), Tom Cruise (58), Idris Elba (48) dhe Daniel Craig (53) të cilët kompletojnë anketën që është bërë nga klinika estetike “Glowday”. /GazetaExpress/


















