Kampioni i WBA, IBF dhe WBO i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, është incizuar teksa është rrahur, si stërvitje, me disa fqinj të tij në një parking veturash.
Në disa pamje të publikuara në llogarinë zyrtare të Anthony Joshuas në Instagram, 30-vjeçari, dy-herë kampion botëror i peshave të rënda, qeshte e tallej teksa boksonte me djemtë që shfaqen në video, transmeton Gazeta Express.
Pas pak momenteve me njërin djalosh, Joshua fillon t’ia mësojë disa teknika të grushtimit tjetrit.
Kjo video e Joshuas vjen në kohën kur ai po përgatitet për përballjen me boksierin bullgar Kubrat Pulev më vonë këtë vit.
Joshua shpreson ta fitojë këtë meç kundër Pulev në mënyrë që të takohen pastaj në një meç unifikues me Tyson Furyn, i cili paraprakisht duhet të fitojë rimeçin kundër Deontay Wilderit. /Gazeta Express/








