Junior Firpo ka thënë se sezoni i parë në Camp Nou "nuk ka qenë i lehtë”, por ende është i vendosur që të tregojë pse Barcelona investoi në talentin e tij verën e kaluar.
Firpo kompletoi transferimin te Barça nga Betisi në gusht të vitit 2019 për 18 milionë euro.
23 vjeçari ka bërë 18 paraqitje këtë sezon që tani është ndërprerë për shkak të pandemisë koronavirus.
Ai nuk arriti të tregojë se është zëvendësues i denjë për Jordi Alban dhe për këtë, është raportuar se mund të largohet nga Barcelona.
Megjithatë, Junior është i vendosur të qëndrojë dhe të tregojë se sa vlen.
“Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për mua, kisha disa lëndime të vogla kur isha në formën më të mirë”, tha Firpo për Marca.
“Gjithmonë dua të jem pozitiv, kam ardhur te një klub i ri, qytet i ri me lojtarë të shkëlqyer, jam në periudhën e adaptimit”.
“Mezi pres të kthehem në stërvitje dhe të luaj. Dua të tregoj se çfarë lloj lojtari jam dhe arsyen pse më kanë blerë, diçka që ende nuk e kam treguar”. /Gazeta Express/








