Juventus ka zyrtarizuar emërimin e Marco Ottolini si Drejtor Sportiv të klubit, me efekt nga 1 janari 2026. Ottolini raporton direkt te CEO Damien Comolli dhe sjell me vete një eksperiencë të gjerë në futboll, duke përfshirë role të rëndësishme në Anderlecht dhe më parë në Juventus në departamentin e skautimit ndërkombëtar.
Gjatë karrierës së tij, Ottolini ka ndjekur zhvillimin e lojtarëve të huazuar, ka ndërtuar marrëdhënie me klube ndërkombëtare dhe ka kontribuar në projektin e ekipit të të rinjëve te Bianconerët.
Pas një karriere të suksesshme te Genoa, ai kthehet në Torino për të marrë rolin e Drejtorit Sportiv, duke synuar të forcojë strategjinë e klubit në Itali dhe në arenën ndërkombëtare. /GazetaExpress








