Juventusi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A, pasi u mposht 2-0 nga Como në kuadër të javës së shtatë të kampionatit italian.
Skuadra vendase kaloi në epërsi herët, në minutën e 4-t, kur Kempf realizoi pas asistimit të Paz, shkruan Gazeta Express.
Pikërisht Paz vulosi rezultatin në minutën e 79-t, duke siguruar një fitore të madhe për vendasit.
Me këtë triumf, Como ngjitet në vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa Juventusi bie një pozitë më poshtë në renditje, duke humbur hapin me kryesuesit.








