Endrit Januzaj ka ndarë në emisionin Kosova Live historinë e tij personale si person që lëviz me karrocë, duke folur hapur për paragjykimet dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë në shoqëri.
Ai tregoi se shpesh ndjehet i gjykuar nga shikimet e njerëzve, duke theksuar se këto situata e bëjnë të ndihet nervoz dhe i parehatshëm. Sipas tij, paragjykimet dhe mënyra se si shoqëria i shikon personat me aftësi të kufizuara krijojnë barriera më të mëdha sesa vetë gjendja fizike.
Januzaj theksoi se përballja me paragjykimet ka qenë një ndër sfidat më të mëdha në jetën e tij, duke shtuar se nevojitet më shumë empati, mirëkuptim dhe respekt nga shoqëria për të ndryshuar këtë realitet.
Ai bëri thirrje që personat me aftësi të kufizuara të shihen me një sy tjetër, jo përmes keqardhjes apo gjykimit, por si pjesë e barabartë e shoqërisë.
Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë në Kosova Live.








