Një automjet është përfshirë nga flakët në Prishtinë sot gjatë ditës, konkretisht në Rrugën B të kryeqytetit, raporton Gazeta Express.
Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Gazetës Express shihet një kamion i përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.
“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti. /GazetaExpress/
Foto dhe video nga vendi i ngjarjes










