Një burrë kanadez, të cilit mjekët ia amputuan dorën për shkak të ndërlikimeve që erdhën si pasojë e lëndimit nga një aksident, ende i ruan mbetjet skeletore të kësaj pjese të trupit dhe i merr ato me vete kudo që shkon.
Mark Holmgren, 37 vjeç, e kishte pësuar një lëndim të rëndë në krah, kur ishte përplasur me motoçikletën e vëllait të vet në vitin 1999. Atij i ishin këputur disa fije nervore në krah dhe dora i kishte mbetur e palëvizshme.
Ndonëse nuk mund ta lëvizte fare dorën, ai fillimisht kishte refuzuar që mjekët t’ia amputojnë atë, duke e mbajtur pjesë të trupit për dy dekada. Kanadezi shpresonte se zhvillimet e ardhshme në mjekësi do t’ia mundësonin kthimin e aftësisë për ta lëvizur dorën.

Megjithatë, ai më në fund vendosi që të shkojë në spital në mënyrë që mjekët t’ia amputojnë dorën e palëvizshme.
Ai nuk dëshiroi që të ndahet përgjithmonë nga pjesa e trupit, duke kërkuar nga mjekët që t’ia dhurojnë dorën pas operacionit.
“E mora dorën nga spitali duke e futur në një qese mbeturinash dhe e mbajta në frigorifer për rreth një muaj”, tha Holmgren-i, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.








