Sulmuesi anglez do të presë edhe 12 muaj dhe më pas do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Për të, interesim ka shfaqur Manchester United
Harry Kane mund të largohet nga Tottenhami nëse klubi nuk arrin të fitojë trofe në 12 muajt e ardhshëm.
Për këtë është e bindur legjenda angleze, Alan Shearer, shkruan Gazeta Express.
26 vjeçari është pjesë e Spurs që nga akademia e klubit, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2004.
Ai është bërë një yll i skuadrës londineze, të cilën e ka udhëhequr drejt rezultateve të lakmueshme.
Por, kjo ishte e pamjaftueshme pasi Tottenhami nuk arriti të fitonte trofe të rëndësishëm.
Mediat angleze kohëve të fundit shkruanin se përfaqësuesi anglez mund të largohet nga nënkampioni aktual evropian qysh këtë verë.
Megjithatë, sulmuesi i rrezikshëm, i cili aktualisht është i lënduar, mund të tentojë të fitojë diçka me klubin aktual në sezonin që vjen.
Për të, interesim ka shfaqur Manchester United. /Gazeta Express/








