Dy herë kampioni i botës, Julian Alaphilippe ishte njëri prej shumë çiklistëve që doli jashtë rrugës gjatë “Strade Bianche” në garën që po mbahej gjatë vikendit në Itali.
Gjatë seksionit me zhavorr në garën prej 180 kilometrash, erërat e forta goditën nga e djathta, duke e shkaktuar edhe rrëmujën në mes të garuesve, shkruan “Gazeta Express”.
Alaphilippe u mundua ta ruante balancën, por kur kundërshtari u përplas përpara tij, e dërgoi atë në fushë, njëjtë siç përfunduan edhe disa garues të tjerë.
Për fat të mirë, francezi ishte në gjendje të ngritej prapë në këmbë dhe ta mbyllte garën e zhvilluar në Siena.
Disa garues mbetën të lënduar, e të tjerëve iu prishën biçikletat dhe nuk mundën ta vazhdonin garën.
Për më tepër, këtë aksident mund ta shikoni në videon më poshtë. /Gazeta Express/








