Kosova ka arritur që të fitojë dy medalje në ditën e parë në “Grand Prix Croatia 2022”.
Karateistja Qëndresa Ibrahimi e fitoi medaljen e artë, kurse Erblina Sopjani të bronztën, shkruan Gazeta Express.
Qëndresa Ibrahimi medaljen e artë e fitoi në kategorinë deri në 54 kilogramë.
Kurse, Erblina Sopjani në kategorinë mbi 54 kilogramë.
Ky turne në Kroaci ka filluar sot dhe do të përfundojë më 20 mars. /Gazeta Express/








