Këngëtarja Katy Perry është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka zbuluar për publikun se është shtatzënë me fëmijën e parë, që po e pret me të fejuarin e saj, aktorin Orlando Bloom.
Perry këtë e ka zbuluar në videoklipin që ka publikuar sot, atë të këngës 'Never Worn White', shkruan Gazeta Express.
Ajo e ka mbajtur të fshehur shtatzëninë deri tani dhe ka shfaqur barkun e rrumbullakosur në veshjen e bardhë.
Perry ka shkruar duke thënë se tani më nuk ka nevojë të fshehë duke e mbajtur frymën e duke mbajtur çanta të mëdha me veti.

Ajo është fejuar me aktorin Orlando Bloom gjatë vitit të kaluar, ndërsa më parë ka qenë e martuar për dy vite me aktorin anglez, Russell Brand./Gazeta Express/











