KB Peja ka njoftuar zyrtarisht se u ka dështuar transferimi i Jordan Barnes.
Më 8 tetor, klubi pejan bëri të ditur se kishte arritur marrëveshje për transferimin e amerikanit, i cili në fakt nuk erdhi fare në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Kampionët në fuqi njoftuan këtë të hënë se ky transferim ka dështuar për arsye personale të lojtarit.
Nga “Verdhezinjtë” u bë e ditur gjithashtu se klubi ka arritur marrëveshje pastaj me Real Betisin, për të lejuar Bernesin që të kalojë në kampionatin spanjoll
Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):
“KB Peja njofton se transferimi i Jordan Barnes ka dështuar per arsyje përsonale të lojtarit. KB Peja ka arritur marrveshje me Real Betis qe lojtari në fjalë të kaloj në kampionatin spanjoll”.
/Gazeta Express/








