Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar sot se është ndarë me basketbollistin amerikan, Darnell Cowart Jr.
Verdhezinjtë nuk i kanë treguar arsyet e sakta, por kanë njoftuar se kishin mosmarrëveshje me yllin e tyre.
Lojtari amerikan i ishte bashkuar ekipit në muajin shtator dhe eksperienca e tij në basketbollin kosovar ishte e shkurtër, shkruan “Gazeta Express”.
KB Peja njofton që basketbollisti Darnell Cowart Jr. nuk do të jetë më pjesë e skuadrës tonë për pjesën e mbetur të sezonit. Cowart ishte pjesë e skuadrës nga muaji shtator, por pas disa mosmarrëveshjeve - kemi vendosur që të mos vazhdojmë aventurën e përbashkët. ZemraRrehMeTy”, njoftoi klubi pejan.
Darnell Cowart Jr. pati mesatare solide prej 16,5 pikësh për ndeshje në periudhën sa luajti në “Karagaç”.
Peja nuk e ka nisur dhe aq mirë sezonin aktual duke i regjistruar katër fitore dhe duke i pësuar pesë humbje. /Gazeta Express/








