KB Peja duket se tashmë ka kompletuar skuadrën, pasi sot ka zyrtarizuar edhe një tjetër përforcim.
Klubi pejan ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin me përvojë të madhe, Darius Washington.
36-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës nga “Karagaçi” për së paku deri në fundin e këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Basketbollisti amerikan luan në pozitën e organizatorit, teksa së fundmi ishte pjesë e skuadrës belge, Phoenix Brussels.
Washington në të kaluarën ka qenë pjesë e San Antonio Spurs në NBA, teksa në Evropë ka luajtur te skuadrat e njohura si: PAOK, Aris, Galatasaray, Roma e Turk Telekom.
Darius Washington ka edhe nënshtetësi maqedonase. /Gazeta Express/








