Reggie Jones është basketbollisti më i ri i KB Rahovecit. Lajmi është zyrtarizuar sonte nga faqja zyrtare e klubit.
Basketbollisti në fjalë është i gjatë 201 centimetra. Ai luan në pozitat 3 dhe 4, shkruan Gazeta Express.
“REGGIE JONES i bashkohet skuadrës sonë
Amerikani Reggie Jones është i gjatë 201 cm dhe luan në pozitat 3 dhe 4.
Jones i bashkohet skuadrës sonë pas paraqitjeve në kampionatin e Gjeorgjisë si dhe paraqitjeve në NCAA1 para se të kalonte në Gjeorgji.
Mirë së vjen REGGIE JONES”, thuhet në njoftimin e “Vreshtarëve”.
Kujtojmë se ditë më parë edhe Ivan Koljevic kaloi te Rahoveci.
Rahovecianët pritet të përforcohen sërish me basketbollist të huaj. /Gazeta Express/








