Shyhrete Behluli ka bashkëpunuar me Sinan Akcil për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Kësaj kënge, dyshja do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, kurse titulli i saj është “Jam shqiptar” dhe u dedikohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
Ishte Shyhretja ajo e cila së fundi ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e klipit, skena të së cili janë xhiruar në Stamboll.
Pas saj, artisti turk përmes një postimi në Instagram shkroi: “Shume shpejt … Per te gjithe Shqipetaret, motrat e vllezerit Shqipetar qe jetojne ne Turqi …”.








