Këngëtarja Rona Nishliu është bërë sërish nënë ditën e djeshme. Ajo e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka postuar foton e parë me të birin, të cilin e ka quajtur Bardhyl.
Ajo ka falënderuar ekipin e jmjekëve për shërbimin profesional të ofruar ndaj saj.
“10.12.2020, ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde, o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto, por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikëqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka.
Ndaj dua të falenderoj ekipin mjekëve për shërbimin profesional të ofruar ngrohtësisht dhe me shumë kujdes e dashuri. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit, por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, -ka shkruar Rona.
Këngëtarja njoftoi se ishte shtatzënë në gusht të këtij viti, në ditëlindjen e saj, me një foto të vajzës 1-vjeçare, Noa.
“Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh sesa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë", kishe shkruar Rona. /Express/








