Marrëveshja e arritur për kthimin e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që edhe Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-së të reagojë përmes një postimi në Twitter.
Këtë marrëveshje Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, e quajti historike në ditën kur edhe është nënshkruar.
“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuar përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri.
Historic Day. We’re overcoming the past and building towards a normal relationship between neighbors. https://t.co/fjK27XGWkE
Kujtojmë që lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka potencuar se të gjithë kishin thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
Në anën tjetër ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump.








