Conor McGregor është detyruar të dorëzojë mecin kundër Dustin Poirier që në rundin e parë.
10 sekonda para fundit të rundit të parë, McGregor pati probleme me këmbën e majtë, saktësisht te kyçi, që sipas gjitha gjasave e ka thyer.
Kjo thyeja ka ardhur si pasoi e goditjeve që McGregor tentoi për disa minuta t’ia japë Poirierit.

Për McGregor kjo ishte humbja e pestë në karrierë në UFC dhe Dustin ia ka shkaktuar dy prej tyre, që janë të fundit, raporton Gazeta Express.








