Rita Ora është cilësuar “egoiste” nga policia pasi që organizoi festë për ditëlindjen e saj të 30-të në kushte pandemie në restorantin Casa Cruz në Londër gjatë muajit nëntor
Seanca dëgjimore është mbajtur në Gjykatën e Kensington dhe Chelsea të enjten ku përfaqësuesit e këngëtares thanë se për këtë është paguar menaxheri i lokalit ku është dënuar me 5000 funte për hapje të lokalit në mënyrë të paligjshme - festa u organizua në Notting Hill dhe tani pronari përballet me humbje të licencës.
Charles Hollland, i cili përfaqëson policinë metropolitane, tha në seancën dëgjimore, e cila u mbajt online shkaku i kufizimeve nga Covid-19, që Rita “veproi me egoizëm duke thyer rregullat e vetizolimit për përfitime financiare dhe për kënaqësi egoiste”.
“Policia ishte lajmëruar që festa do të mbahej më 28 nëntor në Casa Cruz”, tha ai gjatë seancës.
“Na thanë që në të do të marrin pjesë shumë njerëz që do të hynin në klub nga dera e pasme, kishte sigurim dhe muzikë me zë të lartë e cila po luhej gjatë vetizolimit të dytë Kombëtar”.

“Në atë kohë festat ishin të ndaluara dhe nuk shërbehej me ushqim dhe pije për njerëzit të cilëve ju ishte thënë që të rrinin në shtëpi dhe ishte paligjshme që të këtë mbledhje në grupe të njerëzve më shumë se dy persona”.
“Ajo që ndodhi ishte se ajo festë ishte organizuar nga Rita Ora, një person i famshëm tashmë”.
“Ish menaxheri i lokalit, Scotti Bhattarai i ishin dhënë 5000 funte i cili kishte premtuar hapjen e lokalit, ai u pajtua duke marrë kështu para në mënyrë të paligjshme”.
Pjesa më e madhe e stafit që ishin në lokal në kohën kur vendi është vetizoluar për herë të dytë, ai udhëtoi të lokali dhe e ndihmoi organizimin e festës – një veprim për të cilin ai tashmë është penduar dhe ka pranuar se “ka dashur paratë”, transmeton GazetaExpress.
Është thënë po ashtu që sigurimi që shoqëronte Ritën nuk dëshironin “regjistrime të kamerave CCTV dhe thuhet se ato janë fikur nga ora 18:00 – 18:30 në restorantin luksoz në Londër më 28 nëntor 2019.
Policia ka zbuluar që hardveri i CCTV është formatuar më 30 nëntor në ora 15:15, dy ditë pas festës, me asnjë ‘xhirim të gatshëm” para se ato të shlyheshin pas 31 dite.

Në një deklaratë të policisë më 1 dhjetor, është thënë publikisht që duhet rishikohet licenca e Casa Cruz e cila ka filluar që të rishikohet sot (e enjte), kurse ish pronari Scottie Bhattarai tashmë ka pohuar se ekipi i Ritës i kanë ofruar 5000 funte për ta përdorur vendin.
“Sigurimi dhe stafi përcjellës nuk dëshironin xhirime të kamerave të sigurisë – Rita Orës, etj, kështu që ata vendosën të ndalin kamerat e CCTV nga ora 18:00-18:30.
“Ai po ashtu theksoi se ishte caktuar që CCTV të riparohen kinse për një defekt teknik”.
Në raport, policia zbuloi që hardveri i CCTV është formatuar më 30 nëntor në ora 15:15 e “ku nuk kishte asnjë xhirim në të për 31 ditë, ashtu sikurse ka vazhdimisht”.
Bhattarai po ashtu ka thënë se ishte kontaktuar nga përfaqësuesit e Orës të shtunën më 28 nëntor në ora 17:30 e ku “përpos ‘pijeve dhe mezeve’ ai do të merrte edhe 5000 dollarë për lejimin e lokalit”.

Ai tha se për shkak të mungesës së stafit, ai “shkoi vetë në restorant për ta ndihmuar festën” duke shtuar se ishte treguar paksa lakmitar në këtë rast.
Bhattarai ka shtuar që grupi që ka përcjell festën ka ardhur në ora 19:00 dhe ishin 7-8 mysafirë, megjithatë nga ora 21:00 aty janë mbledhur 17 njerëz të cilët kishin sjellë alkoohol në restorant, përfshirë shishe me brendin “Tequil” që e reklamon Rita.
Ai ka shtuar që në mesin e mysafirëve të ftuar në festë ishte edhe supermodelja Cara Delevingne dhe motra e saj aktore, Poppy. Ato janë fotografuar bashkë në festë.
“Bhattarai është i vetëdijshëm se ka thyer rregullat anti Covid, ku ka marrë përgjegjësinë e plotë që ka ndihmuar këtë festë pa ditur se mund t’i merret licenca”, shton dokumenti.
Bhattarai po ashtu ka theksuar që në atë kohë nuk kishte pasur ndonjë pagesë, ai nuk ka dashur të flet për detalet e organizatorit.
Po ashtu në dokument, policia thotë që ata kanë shkuar në skenë rreth orës 23:32 pasi që kishin marrë informacione se janë thyer rregullat anti-Covid.

Zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të kenë “pamje të qartë” përmes dritareve, të cilat ishin nxirë, por ishin në gjendje të shohin syze dhe maska te të ftuarve, transmeton GazetaExpress.
Policia ka thënë se ata trokitën në dritare dhe derë por nuk kishte përgjigje pavarësisht se muzika në këtë moment ishte ndaluar.
MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Rita Orës, Casa Cruzit, Policinë Metropolitane dhe përfaqësuesit e Cara dhe Poppy Delevingne për të dhënë komente për këtë çështje.
Rita ka thyer dy herë rregullat e Covidit gjatë nëntorit. Mail On Sunday ka treguar që para festës së ditëlindjes, këngëtarja ka shkuar me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të përformuar në hotelin W.
Ajo është kthyer ditën tjetër dhe me rregullat qeveritare ajo është dashur që të vet-izolohet për 14 ditë
Në vend të kësaj, ajo ka organizuar festë për ditëlindjen e saj më 28 nëntor në restorantin ekskluziv në Notting Hill të Londrës Perëndimore që quhet Casa Cruz.
“Tung të gjithëve, isha në një festë të vogël me disa shokë për ta festuar ditëlindjen time të 30-të”, kishte kërkuar ajo falje.
“Ishte një vendim i momentit kur menduam ta organizojmë me një pikëpamje të gabuar pasi që ne po bënim festë në kushte pandemie dhe kjo ishte diçka në rregull...Me vjen shumë keq që kemi thyer rregullat dhe e kuptojmë që ne i kemi vendosur disa njerëz në rrezik”.
“Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke marrë parasysh kufizimet, unë e kuptoj se isha e papërgjegjshme dhe për këto veprime marrë përgjegjësinë e plotë”.

“Ndihem tepër në siklet duke ditur nga dora e parë se sa shumë njerëz kanë punuar për ta luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam në dijeni për sakrificat që kanë bërë njerëzit dhe bizneset që ne të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk është e drejtë, unë ju kërkoj falje sinqerisht”.
Rita pagoi gjobën 10 000 funte për thyerjen e protokollit, pasi ishte raportuar në polici, të cilët e kishin hetuar restorantin, i cili, për kalimtarët, dukej i mbyllur.
Ajo u detyrua që të kërkonte falje për shkeljen e rregullave të rrepta të koronavirusit duke udhëtuar në Kajro dhe duke mos u izoluar pasi ishte kthyer në shtëpi.
“Unë po ashtu udhëtova në Egjipt për të kënduar në një festë të një kompanie private, ku partnerët që udhëtuan më mua ndoqën protokollet për teste negative me Covid para hyrjes, ashtu sikurse kanë kërkuar autoritetet egjiptiane”, ka thënë Rita.
“Pas kthimit në Britani, është dashur që të respektoj rregullat e Qeverisë dhe të izolohem për periudhën e kërkuar. Siç e dini, nuk e ndoqa këtë këshillë të Qeverisë dhe...kërkoj falje, pa rezervë”.

“Derisa e kuptoj që kërkim falja e një pop ylli nuk ka peshë shumë, sidomos për ata të cilët i thyejnë rregullat sikurse kam bërë unë dhe unë e kuptoj që dikush dëshiron ta ndjek shembullin tim”.
“Mesazhi i imë te ata është i thjesht: Ju lutem mos e bëni. Faji dhe turpi që kam ndier këtë javë për këtë gabim nuk ja vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e Qeverisë dhe zëra e heronjve të NHS të cilët kërkojnë kujdes”.
“Shpresoj që një ditë ta bëjë këtë për publikun të cilët me kanë dhënë kaq shumë mbështetje që disa vite, në veçanti ta bëjë për heronjtë në mantel të bardh”.
“Në të njëjtën kohë, do ta jep donacion shumën e fituar në Egjipt. Bëhuni më të mirë se sa kam qenë unë dhe mësoni nga gabimi i im kështu që mos të hyni rrugëve të këqija pa nevojë”.
Një zëdhënës i Ritës, për të cilën thuhet se ka pasuri 10 milionë funte, ka thënë që ajo dhe skuadra e saj vazhdimisht janë testuar negativë për koronavirus. /GazetaExpress/










