Nëna e Rita Orës, Vera Ora ka përfunduar se qeni vullnetare për Shërbimin Kombëtarë Shëndetësorë në Angli dhe tani ajo i është kthyer vetizolimit
Nëna e këngëtares se njohur, megjithatë ka zgjedhur që të jetë aktive në vetizolim dhe këtë e tregon paraqitja e saj e fundit.
Ajo shihet duke bërë palestër në shtëpi derisa ka dhënë se nënat duhet të merren me ndonjë aktivitet në këto ditë pandemie.
“Ushtrimet e mia brenda në shtëpi. Nuk kanë justifikim...nënat duhet të bëjnë një aktivitet në ditë për trupit dhe shpirtin e tyre”, ka shkruar ajo.
Vera ka qenë e përfolur këto ditë edhe nëpër mediat britanike ku është vlerësuar për vullnetarizmin e saj në ndihme te të prekurve me koronavirus në Britani. /GazetaExpress/












