Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar sot emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë, raporton Gazeta Express.
Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin.
Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti ka njoftuar se kanë zgjedhur Albulena Haxhiun.
Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.
Kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të Qeverisë Haki Abazin, për ministre të Drejtësisë Albulena Haxhiun, për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë prof. Blerim Rekën, për ministër të Financave dhe Transfereve prof. Besnik Bislimin, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdarin, dhe për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit Arben Vitinë. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kemi ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai. /GazetaExpress/







