Kanë përfunduar edhe nominimet për të premten në Big Brother VIP Kosova
Nga banorët që kanë qenë brenda janë nominuar gjashtë persona për të dalë nga shtëpia.
Alby, Vesa dhe Monika shkuan direkt në nominim për shkak se morën më së paku vota të publikut.
Blerando ishte më i preferuari i javës këtë prime derisa ai përfitoi për të bërë një nominim zinxhir.
Në fund të pa shpëtuar mbetën Edona, Linda dhe Lumëbardhi që ju bashkuan tre të tjerëve në nominim dhe këtë javë kemi gjashtë të nominuar. /GazetaExpress/








