Dy armiqtë politik, Hashim Thaçi e Albin Kurti ka disa ditë që kanë filluar që të komunikojnë mes vete përmes letrave, shkruan Gazeta Express.
Pas seancës konstituive, ishte presidenti i vendit, që mori iniciativën duke i dërguar letrën e parë për takim Kurtit.
Përgjigja e tij pak më vonë, ishte se nuk ishte në Kosovë, e që rrjedhimisht nuk mund të shihen.
Pak më vonë, Thaçi përcjelli edhe një letër tjetër, duke kërkuar që të takohen në ora 20:00 në presidencë.
Edhe kjo letër u kthye me përgjigje negative nga kreu i LV-së, që ia tërhjeki vërejtjen presidentit për shpërndarje të ftesave fillimisht nëpër portale, e pastaj dërgimin e tyre në Selinë e Vetëvendosjes.
Megjithatë, pas vikendit, kreu i shtetit, vendosi që të përcjellë edhe një letër tjetër. Ai i kërkoi takim Kurtit në ditën e fundit të vitit 2019-të, duke e ftuar që të shihen në ora 10:00.
Ani pse e lajmëroi një ditë më herët, përgjigja e Kurtit ishte negative edhe për të tretën herë.
Lideri i LVV-së, madje teksa tha se nuk mund të shihet me Thaçin ia bëri atij një ofertë të re, për tu takuar pas vitit të ri, me datën 6 janar.
Edhe në letrën e tretë që Kurti ia përcjelli Thaçit, nuk e përmendi emrin e tij, derisa, në fund të saj ka ironizuar duke ia uruar të parit të shtetit vitin e ri.
“Gëzuar 2020”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/









