Nëna e këngëtares Rita Ora ka shpërndarë disa foto sonte e ku ajo tregon se edhe ajo më parë ka provuar të këndojë
Rita Ora është e njohur edhe për lidhjet e saj speciale me nënën e saj, Vera Ora, me të cilën ajo shpesh ka shprehur krenarinë e saj, sidomos kur Vera ishte angazhuar gjatë pandemisë Covid-19 në punë vullnetare.
Sonte, Vera ka postuar dy foto që i ka bërë më parë e ku ajo shihet duke kënduar.
“Përpjekja e ime për të kënduar! Kështu u bërë psikologe!”, ka shkruar ajo.
Fotot, të cilat ajo i ka realizuar gjatë pushimeve në Hong Kong, tregojnë se sa shumë i ka ngjarë Rita Verës, sidomos në dukjen e saj. /GazetaExpress/










