Ka filluar takimi në mes të liderëve të partive politike në vend dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton Gazeta Express
Në takim të pranishëm janë lideri i LV-së, Albin Kurti, ai i LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Tahiri, anëtari i kryesisë së AAK-së, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Në takim, ndërkaq, nuk po marrin pjesë nga Partia Demokratike e Kosovës. /Express/









