Institucioni financiar jobankar, Monego, nuk e ka në plan të heqë dorë nga operimi në Kosovë. Siç dihet më 6 dhjetor BQK-ja kishte tërhequr licencën për këtë kompani, ndërsa drejtuesit ligjorë tash janë duke ndërmarrë hapa për t’iu rikthyer punës.
Një ekip i RTV Dukagjini gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Riga të Letonisë, ku kjo kompani ka selinë qendrore, ndërsa në bisedë me pronarët sqarohet se si vepron kjo kompani dhe se çka e kanë në plan të bëjnë drejtuesit e saj.








