KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht largimin e disa futbollistëve pas përfundimit të sezonit 2024/25, si rezultat i skadimit të kontratave apo marrëveshjeve të ndërsjella për ndërprerje bashkëpunimi.
Klubi konfirmoi përfundimin e kontratave me këta pesë futbollistë:
- Vokli Laroshi
- Ahmed Januzi
- Granit Jashari
- Gentrit Limani
- Valmir Veliu
Ndërkohë, për të kërkuar më shumë minutazhë në skuadra të tjera, me marrëveshje të dyanshme janë larguar para kohe:
- Art Hoti
- Avni Selmani
- Erlind Mulaj
- Gramos Murati
- Rinor Tovërlani
- Seyoon Cheon
KF Llapi i ka falënderuar të gjithë lojtarët për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë kohës që ishin pjesë e klubit, duke iu uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.








