Khloe Kardashian ka thënë se fansat e saj nuk bën që të shqetësohen kur e shohin atë në reklama të “Good American”, pasi që ajo ka fajësuar kamerën për dukjen e saj
“Ne kemi xhiruar me një kamerë lentët e së cilës krijojnë efekt të gjatësisë”, ka thënë pasanikja.
Para se reklamat të shfaqen, ylli i Good American, që është firmë e saj ka paralajmëruar koleksionin e saj të këpucëve, derisa ka thënë se ajo do të duket më e gjatë.
“Ha, jam duke shpërthyer! 4a me disa nga fotot e GA (logo e Good American”, tha ylli i Keeping Up With Kardashians.
“Ne kemi bërë fotografi me një fokus kamera që krijon efekt të zgjatur”, ka vazhduar ajo.
“Sa më afër objektit që është kamera ai më i gjatë bëhet”.
“Kështu që disa nga fotot e mija, si këmbët dhe gishtat duken jashtëzakonisht të gjatë, por mos u shqetësoni unë jam natyrale”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/
















