Ngatërrimi i Kardashianëve! Kim është detyruar që të kërcejë në shkallë gjatë një “party” në Javën e Modës në Milan, për shkak se kishte të veshur një fustan që kishte korsetin e ngushtë
Kim Kardashian është e njohur për përpjekjet e saj ekstreme kur bëhet fjalë për modën e fundit nga top dizajnerët – madje edhe nëse ajo nuk ia arrin që të ecë mbi shkallë.
Ylli i Kardashian ka shpërndarë një video qesharake për fansat e saj të hënën, në të cilën ajo tregon se si u detyrua që të kërcejë në shkallë, për shkak të korsetit të fustanit të saj, i cili ishte shumë i ngushtë për të manovruar me të.
Ylli i televizionit kishte pasur të veshur një fustan Dolce and Gabbana me argjend, i cili kishte një korset që ishte i lidhur me lidhëse edhe anash e më të cilin ajo morri pjesë në “party” D&G. /GazetaExpress/


















