“Jam e hapur për të qenë në Love Island”, ka shkruar Jessika Power derisa dëshiron të jetë pjesë e reality showit britanik – pasi që mori pjesë në Geordie Shore me Scotty T
Ylli i “Married at First Sight Australia” (MFSA) Jessika Power është shumë e hapur për të marrë pjesë në Love Island.
Influencuesja e rrjeteve sociale, e cila tashmë është afruar për të qenë pjesë e Karaoke Club në ITV 2, i ka thënë MailOnline se ajo dëshiron që të marrë pjesë në emisionin për takime dashurie e ku mund të ritakohet me ish të dashurin e saj Dan Webb në seritë e Aussie.
Ajo edhe më parë ka pasur përvojë në emisione reality në Britani pasi që kishte pasur një romancë me Scotty T në Geordie Shore, derisa kishte shkëmbyer mesazhe flirtuese me ish fituesin e Big Brother në Britani, Stephen Bear (31). /GazetaExpress/
















