Djalë ka qenë foshnja e parë e lindur në QKUK për vitin 2020.
Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës dhe foshnjës.
“Në orën 00:10 lindi Donjeta Berisha, e lindur në vitin 1994 nga Podujeva. Ka qenë lindja e katërt me radhë, ka lind fëmijë të gjinisë mashkullore. Pesha trupore 3.300. Bebja dhe nëna janë në gjendje të mirë”, tha ai.
Nënën dhe foshnjën e ka vizituar edhe një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja Fatmire Kollçaku - Mullhaxha ka uruar nënën e fëmijës, Donjeta Berishën.
“Shpresoj të jesh shembull për nënat tjera, që mos me hezitu me lindë fëmijë, që janë e ardhmja e gjithë vendit. Por, ne e kemi obligim të sigurojmë vërtet një të ardhme shumë të mirë që të gjithë fëmijëve, jo vetëm këtij fëmije që ka lindur në këto çaste, por edhe të gjithë fëmijëve tjerë”, tha ajo.
Edhe Arbërie Nagavci, deputete nga radhët e kësaj partie, ka uruar nënën, duke uruar që të jetë i shëndetshëm.
“Urime të gjithëve dhe po uroj sa më shumë fëmijë të shëndetshëm, e sa më shumë puna të mirë prej secilit prej nesh, që të ofrojmë një jetë më të mirë në këtë vend”, tha ajo.








