Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko e ka publikuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale.
Në të shihen fëmijë të frikësuar për jetët e tyre, të cilët po tmerrohen nga bombat dhe raketat e agresorit rus, shkruan "Gazeta Express".
Klitschko, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase në luftën ndaj rusëve, thotë se ky është realiteti aktual i Ukrainës.
Ai ka bërë thirrje që të shpëtohen fëmijët, që të shpëtohet populli ukrainas.
“Dëgjoni ata. Dëgjojeni zërin e këtyre fëmijëve që frikësohen për jetët e tyre. Shumë të tjerë tashmë i kemi humbur. Kjo është e sotmja. Ky është realiteti i një lufte të tmerrshme. Veproni tani! Shpëtoni fëmijët. Ndaleni Rusinë”, ka shkruar Klitschko.
Ai së bashku me vëllain, Vitali, që është ish-kampion i botës dhe kryebashkiak i Kievit, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.
Më poshtë mund ta shihni videon emocionuese dhe prekëse të krijesave më të pafajshme në botë. /Gazeta Express/
Listen to them! Listen to the voices of these children fearing for their lives. Many others we have already lost. This is today. This is the reality of a hideous war. Act now! Save the children! #StopRussia #StopPutinsWar pic.twitter.com/b727MwfjXZ








