Vitali Klitschko vazhdon të bëjë postime në rrjetet sociale teksa gjendet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në të cilin po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet ukrainasve dhe rusëve.
Kryebashkiaku i Kievit, ish-kampion botëror thotë se ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre me krenari dhe me plot sakrifica ndaj agresionit rus, shkruan "Gazeta Express".
“Ne po e mbrojmë qytetin tonë. Ata po mundohen ta shkatërrojnë Kievin dhe vendin tonë. Ne duhet të durojmë. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Klitschko në “Twitter”.
Ai, së bashku me vëllain e tij, Wladimir, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.
We defend our city! They try to destroy Kyiv and our countr! We must endure!Glory to Ukraine!
Luftimet në Kiev kanë filluar qysh dje pasi ushtrua ruse e rrethoi kryeqytetin ukrainas.
Popullata është furnizuar me armatim për t’ju kundërvënë agresorit rus. /Gazeta Express/








