Kampionati Evropian do të fillojë pas dy ditësh, në një muaj që do të dhurojë spektakël në sportin më të popullarizuar në botë, futbollin.
E Bleacher Report Football ka hulumtuar klubet me më së shumti lojtarë në Evropian, shkruan Gazeta Express.
Manchester City prin me 14 lojtarë të zgjedhur nëpër kombëtaret që marrin pjesë në Euro 2024, i ndjekur nga Interi dhe Real Madridi me nga 13 sosh.
Bayern Munich është i katërti me 12 lojtarë, kurse top-5shen e mbyll Arsenali me 11 lojtarë.








