Klubi polak, Lech Poznan është dënuar me gjobë nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka shqiptuar dënim me gjobë për klubin polak, për disa shkelje që i kishte bërë gjatë ndeshjes kualifikuese ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
UEFA i ka vënë gjobë prej 10 mijë eurosh Lech Poznaint për banerin “Kosova është Serbi”, i shfaqur në ndeshjen kualifikuese të lartpërmendur, raporton ‘kkslech.com”.
Gjithsej, për shkeljet e ndryshme klubi polak është gjobitur 48 mijë euro.
Ndeshjet mes Lech Poznanit dhe Yllit të Kuq u zhvilluan gjatë muajti gusht të vitit 2025./GazetaExpress/








