Edon Zhegrova ka reaguar në Instagram pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”.
Sulmuesi kosovar u aktivizua në pjesën së dytë, duke u futur si zëvendësues i golashënuesit të parë të Juventusit, Francisco Conceição.
Në 30 minutat e tij në fushë, Zhegrova pati një paraqitje solide dhe energjike, duke sjellë dinamizëm në repartin ofensiv.
Madje, goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që rrjedhi nga këmbët e Zhegrovës, i cili me lëvizjen dhe pasimin e tij kontribuoi drejtpërdrejt në ndërtimin e aksionit vendimtar, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, Zhegrova ndau këtë mesazh në rrjetet sociale:
“Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”
Një tjetër paraqitje pozitive për Zhegrovën, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe minuta në ndeshje të mëdha me fanellën bardhezi. /GazetaExpress








