Viti 2023 në basketbollin kosovar nisi me Kupën e cila gjatë muajit shkurt u mbajt në Rahovec. Aty triumfues doli të jetë skuadra e Trepçës, e cila në finale mundën Sigal Prishtinën me rezultat 74:66, takimin që u vendos në dhjetë minutat e fundit, duke mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar.
Në konkurrencën e femrave, trofeun e fitoi Bashkimi për herë të dytë radhazi, ku në finale fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 94:72.
Bora fitoi Kupën e Ligës së Parë te meshkujt përballë New Basket 104:62.
Pas një super finaleje prej pesë ndeshjeve në seri, skuadra e Pejës u shpallë kampione e Superligës duke mposhtur në sekondën e fundit Trepçën në “Minatori” 91:93.
Fundi ishte dramatik, ku Amin Hot shënoi në fund për 77:77 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, e në çastet e fundit realizoi Brad Waldow për 91:93.
Tek femrat, kampione u shpall Bashkimi 3:1 në seri ndaj Prishtinës.
Peja si kampione, e Trepça si fituese e Kupës së Kosovës, morën pjesë në garat evropiane. Pejanët fillimisht garuan në kualifikimet e Ligës së Kampionës, nga ku u eliminuan për të vazhduar pastaj në grupet e Europe Cup, aty ku ishin edhe mitrovicasit.
Fatkeqsisht, asnjëra skuadër nuk ia doli të kalojë grupet e kësaj gare.
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll vitin që e lamë pas mori pjesë në rrethin e tretë Parakualifikues për EuroBasket 2025.
Aty ekipi ynë i paraqit me trajnerin e ri, Rami Hadar, i cili u prezantua më 22 maj.
Në grup ishin së bashku me Zvicrën e Danimarkën, duke arritur dy fitore e dy humbje dhe nuk u kualifikuan tutje.
Sezoni i ri basketbollistik nisi me Superkupën, aty ku triumfuese doli Trepça, e cila në finale mundi Pejën me dy pikë diferencë, 78:76.
Në këtë garë morën pjesë tetë skuadrat e elitës së basketbollit.
E sa i përket edicionit të rregullt, Trepça e mbylli vitin si lidere me 13 fitore e dy humbje, duke lënë prapa Pejën.
Renditja në tabelë pas gjysmës së parë të sezonit 2023/24:

/Gazeta Express/








