Kombëtarja e Shqipërisë ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Jordanisë.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, shkruan “Gazeta Express”.
Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë.

Shqipëria hyn në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Serbisë në Leskovc, duke u afruar edhe më shumë ëndrrës së play-offit.
Kombëtarja shqiptare është e dyta në Grupin K, pas Anglisë dhe para Serbisë, teksa ka grumbulluar 11 pikë nga gjashtë ndeshje./GazetaExpress/








