Komentatori i mirënjohur kosovar, Milaim Krasniqi, ka shpalosur arkivin e tij të viteve të para të pas luftës.
Në dy video të dërguara Gazetës Olle, protagonistë është kryetari i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Numri një i futbollit kosovar, në vitin 2000 ishte zgjedhur “Punëtori më i dalluar sportiv”.
Në video shihet Ademi duke pranuar mirënjohjen.
Në videon e dytë, Ademi është njëri nga mysafirët e Krasniqit, atëkohë si kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, vend ky i lënë bosh pas vdekjes së ish-kryetarit Rexhep Abdullahu.
Ademi për shumë vjet ishte edhe kryetar i KF Kosova të Prishtinës.








