Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik që ia bëri gjyqtari i kick-boxit, boshnjakut Fegja Terbonja ndaj trajnerit kosovar të këtij sporti, Migjen Shala.
Shtëpia e sportit kosovar ka shprehur shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj këtij incidenti, i cili ndodhi në Cetinje të Malit të Zi, shkruan "Gazeta Express".
Trajneri kosovar u ankua për vendimin që fitorja t’i jepet kundërshtarit të garuesit të tij, ndërsa referi boshnjak e qëlloi atë me trofe në fytyrë.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e KOK-ut për këtë rast. /Gazeta Express/








