Shumë prej qytetarëve në kryeqytet kanë qenë cak i sulmeve të qenve endacak, sidomos kohën e dimrit.
Por kjo tani duket se do të marrë fund.
Kjo pasi Komuna e Prishtinës planifikon vendosjen e pesë pikave ushqyese për qentë endacak.
E synim është që së shpejti të bëhen 18 vende ku kafshët mund të ushqehen.
Jetësimi i pikave ushqimore ka filluar.
Vende të tilla do të ketë në lagjën Mati 1, Rrugën C, Bërnicë e Epërme, Te Stacioni i autobusëve etj.
Ky projekt po mbështetet edhe nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Komunës i dhimbsen qentë, bën 18 pika ushqyese për ta - 21.12.2019 - Klan Kosova
Uploaded by KlanKosova on 2019-12-21.








