Vittorio Gregotti është viktima e radhës për shkak të koronavirusit
Koronavirusi vazhdon që të shkaktojë viktima në Itali, që është vendi i dytë më i prekur pas Kinës.
Mes atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 (epidemia e përhapur në botë) regjistrohet edhe Vittorio Gregotti.
Bëhet fjalë për arkitektin 92-vjeçar që u shua në Milano për shkak të polmonitit si pasojë e Koronaviorus.
Mes projekteve të arkitektit ishte edhe ai i rikostruksionit të stadiumit “Luigi Ferraris” në Genoas, për Botërorin “Italia 90’”.

Në gjithë botën deri më tani, mbi 160.000 mijë persona janë infektuar, ndërsa mbi 6 mijë kanë vdekur.
Pas Italisë, është prekur më së shumti Spanja me afër 300 persona të vdekur dhe mbi 7 mijë të infektuar, ndërsa virusi vdekjeprurës ka arritur edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Në Shqipëri deri më tani janë regjistruar mbi 40 raste, kurse në Kosovë zyrtarisht deri më tani janë konfirmuar 9 raste të prekur me COVID-19. /Gazeta Express/








