Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar kryetarin e LV-së, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbëri Nagavci, merr vesh Gazeta Express nga burime të mirinformuara.
Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta Express merr vesh se Kosnett ka takuar liderin e LVV-së, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Merret vesh se temë kryesore e diskutimit, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.
Kosnett ndryshe sot është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.
Ambasadat në vend që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejt të formohen institucionet në vend, derisa ka pasur disa takime me liderët e LDK-së dhe LVV-së.
Kërkesat e tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në javën që lamë pas.
Derisa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK-ja dhe LVV-ja nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti. /GazetaExpress/








